EMA: Përdorimi i hidroksiklorokinës i lidhur çrregullimet psikike te pacientët COVID

ROMË, 30 nëntor /ATSH-ANSA/ – Përdorimi i klorokinës ose hidroksiklorokinës, ilaçe të përdorura kundër COVID-19, veçanërisht në fazën e parë të urgjencës, mund të shkaktojë çrregullime psikike dhe sjellje të shoqëruara me vetëvrasje, sipas një paralajmërimi të bërë nga  Agjencia Europiane e Barnave (EMA).

Ky paralajmërim vjen pas një rishikimi të të gjitha të dhënave në dispozicion, që konfirmon një efekt anësor pjesërisht të njohur.

Rishikimi nisi në maj 2020, pasi EMA u informua nga Agjencia Spanjolle e Barnave (Aemps) për gjashtë raste të çrregullimeve psikiatrike në pacientët COVID, të cilëve u ishin administruar doza të hidroksiklorokinës më të larta se ato të autorizuara./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.