e-Albania dy shërbime të reja për qytetarët, shmangen radhët

TIRANË, 30 nëntor/ATSH/ Qytetarët mund të marrin tani dy shërbime të reja përmes platformës e-Albania, duke e bërë më lehtë pajisjen e tyre me dokumentet që u nevojiten.

Në kohë reale, e-Albania vjen me 2 shërbime të reja duke shmangur radhët për të vulosur vërtetimin mbi pagesën e aftësisë së kufizuar si dhe vërtetimin mbi masën e përfitimit të ndihmës ekonomike.

Qytetarët shqiptarë marrin rreth 760 shërbime online përmes platformës unike e-Albania.

/k.s/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.