COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 1948 testime, 368 të shëruar, 557 raste të reja dhe 12 humbje jete në 24 orët e fundit

TIRANË, 30 nëntor /ATSH/ Në 24 orët e fundit në vend janë kryer 1948 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 557 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
254 raste në Tiranë, 46 raste në Durrës, 38 raste në Lezhë, 31 raste në Vlorë, 27 raste në Elbasan, 25 raste në Shkodër dhe Korçë, 22 raste në Lushnjë, 16 raste në Sarandë, 13 raste në Krujë, 11 në Gjirokastër, 8 raste në Kavajë, 7 raste në Fier dhe Has, 6 raste në Kolonjë, 4 raste në Kukës dhe Gramsh, 3 raste në Devoll, Mat, Pogradec, 1 rast në Kurbin, Pukë, Berat, Skrapar.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 368 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 18.849 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 3 spitalet COVID po trajtohen 491 pacientë, 32 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale iu bën apel qytetarëve të shmangin çdo lloj grumbullimi, të kufizojnë kontaktet dhe lëvizjet e panevojshme, për të frenuar përhapjen e COVID-19. Duhet të respektoni rregullat e distancimit fizik, vendosjen maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe kujdesin për higjienën.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 12 qytetarë me Sars-Cov 2 pozitiv në spitalet COVID: 5 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetare nga Patosi, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Puka, 1 qytetar nga Shkodra.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
“U drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë kontaktin me mjekun e familjes, për çdo shenjë të sëmundjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm edhe për rimbursimin e barnave për COVID-19. Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim 24/7. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID-19 dhe për çdo urgjencë mjekësore”, shprehet MSHMS.
COVID-19 – Statistika (30 nëntor 2020)
Raste të reja ditore        557
Të shëruar në 24 orë      368
Të shtruar në spitale       491
Humbje jete në 24 orë    12
Testime ditore                1948
Testime totale             190.444
Raste pozitive               38.182
Raste të shëruara         18.849
Raste aktive                 18.523
Humbje jete                     810
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë   9576
Durrës  1360
Elbasan 841
Fier      1367
Korçë    997
Vlorë     974
Shkodër 904
Lezhë    734
Berat    604
Kukës   406
Dibër    205
Gjirokastër 555
/a.a/r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.