7.6 milionë euro për përpunimin e fruta-perimeve/ Deri në 2 milionë euro mbështetje për fermerët nga IPARD II

TIRANË, 30 nëntor /ATSH/ Fermerët dhe agrobiznes përfitojnë mbështetje financiare deri në 2 milionë euro për investimet që do të ndërmarrin për përpunimin e fruta-perimeve.

Masa 3 e Programit IPARD II, në thirrjen e tretë që hapet në datën 10 dhjetor 2020 deri 25 janar 2021, adreson në total një buxhet prej 7.6 milionë euro vetëm për sektorin e  përpunimit të fruta-perimeve.

Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural bën të ditur se, programi IPARD II mbështet 50% të totalit të shpenzimeve të pranueshme të investimit në këtë sektor.

“Dorëzimi i aplikimeve fillon nga data 10 dhjetor 2020 deri në datën 25 Janar 2021. Aplikimet duhet të dorëzohen në zarfe të mbyllura me titullin “Thirrje për Dorëzimin e Aplikimeve”, së bashku me titullin e masës, emrin e plotë dhe adresën e aplikantit dhe me shënimin “Të mos hapet përpara dorëzimit”, bën të ditur AZHBR. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.