LONDËR – Marrëveshje BM-Francë për frenimin e imigracionit klandestin

LONDËR, 29 nëntor /ATSH-AFP/ – Patrullime shtesë dhe mjete të reja teknologjike do të vendosen përgjatë plazheve franceze në kuadër të një marrëveshjeje të re mes Parisit dhe Londrës që parashikon t’i japë fund imigracionit klandestin nga ngushtica e La Manche, njoftoi ministrja britanike e Brendshme, Priti Patel.

Marrëveshja parashikon dyfishimin e patrullimeve franceze duke nisur nga 1 dhjetori, që do të mbështeten nga dronë dhe radarë që mundësojnë zbulimin e atyre që përpiqen të kalojnë La Manche-n”, deklaroi ajo për stacionin britanik televiziv BBC.

Patel përshëndeti marrëveshjen duke deklaruar se kjo do t’u mundësonte dy vendeve të ndanin misionin për të bërë të pamundur kalimin e La Manche.

Këto muajt e fundit, gjithnjë e më shumë migrantë kanë tentuar të hyjnë në Britaninë e Madhe nga kjo rrugë shumë e rrezikshme dhe shumë e frekuentuar.

Katër të vdekur janë regjistruar në 2019 dhe shtatë që prej fillimit të vitit./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.