FORMULA 1 – Nisje tronditëse e Grand Prix të Bahreinit

BAHREIN, 29 nëntor /ATSH-ANSA/ – Menjëherë pas fillimit të Grand Prix Bahreinit, makina e ekipit Haas, të pilotit francez,  Romain Grosjean u përplas me barrierën mbrojtëse, u nda më dysh dhe mori flakë.

Shoferi francez doli nga makina dhe u dërgua me ambulancë në qendrën mjekësore të qytetit.

Menjëherë flamuri i kuq me të gjitha makinat që ndalojnë, në pritje të nisjes së re.

Imazhet e para të garës janë mbresëlënëse.

Trupi i makinës dhe Halo, që mbron pilotin dhe e prezantuar kohët e fundit nga FIA ishin ndoshta elementet që lejuan Roman Grosjean të mbijetojë në aksidentin e tmerrshëm menjëherë pas fillimit të GP të Bahreinit.

Shoferi francez më pas arriti të dilte nga kabina me shpejtësi të madhe dhe u shpëtua menjëherë nga stafi i pistës./ /ec/ 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.