BOKS – Tyson përmend mundësinë e një rikthimi në ring

LOS ANXHELES, 29 nëntor /ATSH-AFP/ – Duke dalë nga rikthimi i tij i suksesshëm kundër Roy Jones Jr, i shënuar nga një barazim, legjenda e peshave të rënda Mike Tyson theksoi se dëshironte ta vazhdonte boksin vitin e ardhshëm, duke përmendur mundësinë e një dyluftimi në jug të Francës.

“Trupi im është në formë të shkëlqyer, unë do ta bëj atë të luftojë pak më shumë. Unë dua të vazhdoj në këtë moment. Ndoshta ne do të bëjmë diçka në jug të Francës, Monako ose Saint-Tropez  me një luftëtar europian”, deklaroi Tyson.

Shumë po spekulojnë mbi identitetin e kundërshtarit të tij të ardhshëm. Nëse mund të jetë ish-kampioni botëror i peshave të rënda Evander Holyfield, i cili e mundi atë dy herë (1996 dhe 1997), çmimi i fundit i të cilit ishte me koston e kafshimit të veshit, mbetur në memorjen e gjithkujt, gjë që shkaktoi dhe skualifikimin e Tyson dhe emri Lennox Lewis është një tjetër mundësi.

Edhe ai gjithashtu kampion bote për peshat e rënda dhe gjithashtu ka mundur Tyson në një mbrojtje të titullit në vitin 2002.

“Çdo gjë është e mundur, qielli është kufiri. Unë besoj se kemi thyer të gjitha rekordet e shikueshmërisë me pagesë për një natë boksi. Unë thjesht dua të vazhdoj ta bëj këtë nga një pikëpamje humanitare”, theksoi ylli i ringjeve, rikthimi i të cilit, në moshën 54-vjeçare, pas 15 viteve pa boks, bëhet nga vullneti për të ndihmuar të pastrehët dhe narkomanët duke mbledhur para me këto lloj luftimesh./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.