Volumi i mallrave të transportuar me ajër shënoi rënie gjatë 10 -mujorit

TIRANË, 28 nëntor/ATSH/ Volumi i mallrave të transportuar me ajër gjatë muajit tetor llogaritet 153 ton, duke u ulur me 28,3%, në krahasim me tetorin e 2019-s, ndërkohë rënie ka pësuar edhe numri i fluturimeve.

Sipas raportit mbi të dhënat e transportit të publikuar së fundmi nga Instituti i Statistikave, në dhjetëmujorin e vitit 2020, volumi i mallrave të transportuar me ajër është 1 457,3 ton duke u ulur me 24,2 %, krahasuar me dhjetëmujorin e vitit 2019.

Në tetor 2020, numri i fluturimeve të kryera është 1 502 duke shënuar një rënie me 36,2%, në krahasim me Tetor 2019.

Ndërkohë gjatë periudhës janar-tetor numri i fluturimeve të kryera llogaritet 12 980, duke shënuar një rënie me gati 50%. Në të njëjtën periudhë të një viti më parë u shënuan 24 239 fluturime./a.gjonaj/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.