VIDEO/ Efektivët e FA dhe vendeve aleate në 20 qytete të botës, urim të veçantë për ditën e Pavarësisë

TIRANË, 28 nëntor/ATSH/ Efektivët e Forcave të Armatosura dhe vendeve aleate në 20 qytete të botës ku Shqipëria ka misionet dhe përfaqësitë e saj përcollën sot një mesazhi urimi në 108 vjetorin e  shpalljes së pavarësisë.

Ministrja e Mbrojtjes, OltaXhaçka, publikoi sot një video me urimet e tyre, sot në ditën e Flamurit.

“Flamuri shqiptar valëvitet në çdo cep të botës përmes heronjve tanë nën uniformë, të cilët qëndrojnë krenarë krah përfaqësuesve të vendeve aleate, në çdo mision të NATO, BE & OKB”, – thekson Xhaçka.

Urimet e efektivëve vijnë nga vende të ndryshme ku ata shërbejnë krah për krah aleatëve si në Belgjikë, Afganistan, Kosovë, SHBA, Afrikë, Itali, etj.

Shqipëria feston sot 28 Nëntorin, 108 vjet nga shpallja e Pavarësisë. 28 Nëntori njihet ndryshe edhe si Dita e Flamurit, një ditë e rëndësishme për shqiptarët në trevat shqiptare dhe anembanë botës./k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.