TIRANË, 28 nëntor/ATSH/ Policia e Shtetit vijon kontrollet për zbatimin e planit të masave për evidentimin, parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore në qytetet e vendit.
Sipas policisë, gjatë muajit nëntor në Korçëu proceduan penalisht në gjendje të lirë 9 shtetas për prerje të paligjshme të pyjeve, E. Xh., 29 vjeç; Xh. Ç., 21 vjeç; S. M., 57 vjeç; D. H., 35 vjeç; M. M., 25 vjeç; S. B., 73 vjeç; B. J., 38 vjeç; A. Ç., 52 vjeç dhe M. Ç., 37 vjeç..
Policia e Shtetit do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit./k.s/