TIRANË, 28 nëntor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e shtunë parashikohet që moti të nisë i kthjellët, por gradualisht prej mesditës vranësirat do të vijnë në dendësim në jugperëndim.
Më tej vranësirat do të shtrihen drejt lindjes. Në orët e mëngjesit sërish përgjatë luginave do të shfaqet mjegulla e mjegullina.
Era do të fryjë në drejtimin juglindje-jugperëndim e lehtë e mesatare përgjatë bregdetit, duke u pasuar nga valëzim në dete i forcës 3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 1/16 | diell re |
Kukës | -1/4 | diell re |
Lezhë | -1/16 | diell re |
Dibër | -3/11 | diell re |
Durrës | 7/18 | diell re |
Tiranë | 4/19 | diell re |
Elbasan | 4/19 | diell re |
Berat | -2/19 | diell re |
Vlorë | 3/19 | diell re |
Korcë | -2/10 | diell re |
Gjirokastër | -4/16 | diell re |
Sarandë | 5/19 | diell re |