Merrni vaksinën edhe nëse e keni kaluar Covid-19

UASHINGTON, 28 nëntor /ATSH-DPA/ – Anthony Fauci, eksperti kryesor amerikan i sëmundjeve infektive, po këshillon qytetarët e vendit të tij, të cilët e kanë kaluar  koronavirusin ose dyshojnë se e kanë, që ta bëjnë vaksinën në të ardhmen, gjithsesi.

Në një intervistë të fundit, drejtori prej një kohe të gjatë i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive theksoi se dyshon se njerëzit e infektuar më parë do të parandalohen të kryejnë vaksinën dhe se nuk ka asnjë arsye të besojë se marrja e vaksinës do t’i dëmtojë ata që kanë kaluar Covid-19.

“Unë mendoj se nuk duhet të jetë aspak shqetësuese”, tha Fauci, duke inkurajuar amerikanët të marrin vaksina pasi të jenë në dispozicion.

Dy prodhues, Pfizer dhe Moderna, kanë përfunduar provat e tyre dhe kanë zbuluar se kandidatët e tyre për vaksina janë rreth 95% të efektshëm në parandalimin e sëmundjeve.

Pfizer ka paraqitur një kërkesë për autorizim urgjence për vaksinën e saj nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave, e cila mund të jepet që në mes të dhjetorit. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.