TIRANË, 28 nëntor/ATSH/ Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik që lidhen me sigurimin e përgjegjësisë së përdoruesit të automjeteve për dëmet shkaktuar palëve të treta, gjatë periudhës janar-tetor 2020 arritën rreth 8,527 milionë lekë, ose 6.32% më pak se në periudhën janar-tetor 2019.
Referuar të dhënave të publikuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar-tetor, pati një rritje prej 3.59% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 5.26% krahasuar me periudhën janar-tetor 2019.
Produkti Karton Jeshil në periudhën janar-tetor pati një ulje prej 40.27% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një ulje të numrit të kontratave prej 57.96% krahasuar me periudhën janar-tetor 2019.
Produkti Sigurim Kufitar, në periudhën janar-tetor, pati një ulje 58.82% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar-tetor 2019. Edhe numri i kontratave u ul me 66.18%.
Kjo erdhi si rezultat i kufizimit të lëvizjeve për shkak të pandemisë së COVID-19./a.gjonaj/