FRANCË – Macron: I tronditur nga videoja brutale, të rrisim besimin e policisë

PARIS, 28 nëntor /ATSH-DPA/ – Presidenti francez, Emmanuel Macron e përshkroi si të papranueshme një video të publikuar, që tregon policë të cilët keqtrajtojnë një person.

“Franca nuk duhet të zgjedhë kurrë dhunën dhe brutalitetin”, shkroi Macron në Twitter.

”Qeveria tani duhet të dalë shpejt me propozime për të luftuar diskriminimin dhe për të rritur besimin në polici”, shtoi ai.

Më parë, burime pranë pallatit Elysee thanë se Macron ishte “shumë i tronditur” nga videoja që shkaktoi një protestë publike për brutalitetin e policisë në Francë pas publikimit nga revista Loopsider.

Pamjet e kamerave të sigurisë dyshohet se tregojnë disa oficerë policie që sulmojnë një producent muzikor në studion e tij.

Katër oficerë, të cilët ishin pezulluar më parë pas incidentit, u morën në pyetje, theksoi prokurorii ngarkuar me këtë cështje.

Ata akuzohen për dhunë raciste, shkelje dhe falsifikim të dokumenteve publike, dhunë të zyrtarëve publikë dhe dëmtim të pronës. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.