Depozitat bankare u rritën në 8.7 miliardë lekë, në fund të tetorit 2020

TIRANË, 28 nëntor /ATSH/ Depozitat bankare të individëve dhe subjekteve shënuan sërish rritje gjatë muajit tetor të këtij viti.

Referuar statistikave të Bankës Qendrore totali i depozitave bankare u rrit në 8.7 miliardë lekë në fund të muajit tetor 2020, ose 2,5 miliardë më shumë se në muajin shtator 2020.

Ndërkohë që përpara situatës së pandemisë, (janar-shkurt) depozitat bankare u rritën me 39 miliardë lekë.

Sipas BSH-së, gjatë këtij viti kontributin më të madh në rritjen e depozitave e ka dhënë kursimet në monedhën vendase lekë, që ka ndikuar në mbi 60% të rritjes.

Tendenca e rritjes së depozitave është mbështetur nga zgjerimi i depozitave pa afat të individëve në lekë, të cilët nuk po shpenzojnë por preferojnë që kursejnë paratë e tyre ndikuar nga situata e pandemisë.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.