Shqipëria merr presidencën e Organizatës për Bashkëpunimin Ekonomik të Detit të Zi

TIRANË, 27 nëntor /ATSH/ Shqipëria merr presidencën e Organizatës për Bashkëpunimin Ekonomik të Detit të Zi për 6-mujorin e parë të vitit 2021.

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, mori pjesë në takimin virtual të zhvilluar me Ministrat e Jashtëm të vendeve pjesëmarrëse të.

Takimi kishte në fokus diskutime për luftën e përbashkët kundër pandemisë dhe përpjekjen e vazhdueshme për të forcuar ndërlidhjen rajonale.

Në një reagim lidhur me takimin, Cakaj bëri me dije se Shqipëria zyrtarisht merr presidencën e kësaj organizate për 6-mujorin e parë të vitit 2021.

“Së fundmi, Shqipëria ka udhëhequr nismën SHBA-Karta e Adriatikut (A5), Organizatën për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë dhe tani do të udhëheqë edhe Organizatën për Bashkëpunimin Ekonomik të Detit të Zi”, tha Cakaj.

“Kjo tregon, jo vetëm fuqinë e shtuar të Shqipërisë në nisma rajonale, por edhe besueshmërinë në rritje të partnerëve ndërkombëtarë për aftësitë e diplomacisë shqiptare”, përfundoi Cakaj reagimin e tij.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.