Shkolla 9-vjeçare “Njazi Mastori” në Sukth, Durrës, po rilind më e bukur dhe më e fortë

TIRANË, 27 nëntor/ATSH/ Në kuadër të programit të Rindërtimit, shkolla 9-vjeçare e kopshti “Njazi Mastori”, në Sukth të Durrësit do të presë nxënësit dhe mësuesit e saj në ambiente krejtësisht të transformuara në krahasim me ngrehinën e vjetër e të amortizuar.

Tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar nuk e kurseu as këtë objekt arsimor, të ndërtuar që prej vitit 1963.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga shkolla 9-vjeçare në Sukth,, punimet për të cilën nisën më 25 qershor për të përfunduar brenda pak muajsh.

“MIRËMËNGJES, dhe me energjinë e ekipit të rindërtimit në shkollën e Sukthit “Njazi Mastori” në Durrës, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet Rama.

Shkolla 9-vjeçare e kopshtit “Njazi Mastori” në Sukth të Durrësit është një nga projektet më të mëdha ndër 143 objekteve arsimore ku po punohet me ritëm të lartë.

Shkolla e re, e rindërtuar në një sipërfaqe prej 5725 metrash katrorë është dizenjuar për të akomoduar 970 nxënës, në hapësirën me 27 klasa për mësim, 8 laboratorë, palestër dhe ambiente të jashtme të gjelbëruara. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.