MV – Filipçe: Fatkeqësisht ka rritje të viktimave nga COVID-19

SHKUP, 27 nëntor /ATSH-AA/ – Maqedonia e Veriut po përballet me një trend në rritje të numrit të vdekjeve nga COVID-19, tha sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në një konferencë virtuale për shtyp.

“Përqindja më e lartë e personave të testuar pozitivë ndaj virusit, respektivisht 41,2 %, u regjistrua më 17 nëntor, kur u regjistrua edhe numri më i lartë i rasteve të reja, 1 407 raste. Pas kësaj, numri i rasteve filloi të bjerë gradualisht”, shtoi ai.

“Fatkeqësisht, është e dukshme që numri i vdekjeve po rritet vendin”, theksoi ai.

Maqedonia e Veriut regjistroi sot 30 viktima dhe 1 160 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit.

Që nga shpërthimi i pandemisë, vendi ka regjistruar 58 608 raste, përfshirë 1 630 viktima dhe 36 064 të shëruar./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.