GREQI – 2 013 raste me COVID-19 dhe 101 viktima në 24 orët e fundit

ATHINË, 27 nëntor /ATSH-ANA/ – Autoritetet shëndetësore njoftuan sot se pavarësisht një rënieje në normat ditore të infektimeve në dy qytetet më të mëdha të Greqisë, Athinë dhe Selanik, respektivisht në nën 400 dhe nën 600, shkalla e rënies është shumë më e ngadaltë se sa pritej, ndërkohë që infektimet kanë shpërthyer në një vatër të re, në Greqinë perëndimore.

“Aktualisht, një total prej 4 500 pacientësh po trajtohen në spitale (një e katërta janë në Selanik) dhe 88 % e shtretërve janë të zënë në shkallë vendi”, thanë autoritetet.

“Vdekjet janë ende të larta, me rreth 85 në ditë, këtë javë të fundit”, shtuan ata.

Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY) njoftoi sot për 2 013 infeksione të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit.

Përveç kësaj, në intubim janë 607 pacientë

EODY regjistroi gjithashtu 101 vdekje të reja, numri total i të cilave ka arritur në 2 102, që nga fillimi i pandemisë. / /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.