FUTBOLL – Andersson lut Ibrahimoviçin për të luajtur përsëri për ekipin kombëtar

OSLO, 27 nëntor /ATSH-DPA/- Trajneri i ekipit kombëtar suedez Janne Andersson u takua me futbollistin Zlatan Ibrahimoviç për të diskutuar interesin e tij të fundit për të luajtur përsëri për ekipin kombëtar.

”Andersson fluturoi për në Milano me Hakan Sjostrand, sekretarin e përgjithshëm të Shoqatës Suedeze të Futbollit, për t’u takuar me futbollistin”, thuhet në një shënim në faqen e internetit të shoqatës.

“Kur Zlatan u hap për të luajtur për ekipin kombëtar, ishte e natyrshme dhe e rëndësishme të takoheshim dhe diskutonim atë sa më shpejt të jetë e mundur. Unë jam i lumtur që ishim në gjendje të bënim një takim kaq shpejt,” tha Andersson.

Ibrahimovic u tërhoq nga futbolli ndërkombëtar pas finaleve evropiane 2016, duke shënuar 62 gola në 116 paraqitje për Suedinë. Ai është gjithashtu golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Suedi. /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.