Formula 1 – Bahreini stacioni i radhës

BAHREIN, 27 nëntor /ATSH-AA/ – Emocionet në Kampionatin Botëror të Formula 1 do të vazhdojnë me garën e 15-të të sezonit që do të zhvillohet në Bahrein.

Gara e 15-të e kalendarit për vitin 2020 që është revizionuar për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) do të zhvillohet me 57 xhiro në Pistën Ndërkombëtare të Bahreinit e gjatë 5,4 kilometra.

Xhirot për renditjen do të fillojnë nesër në orën 15:00 ndërsa gara të dielën më 29 nëntor në orën 15:10.

Para Çmimit të Madh të Bahreinit, piloti i Mercedes, Hamilton ka 10 fitore, shoku i tij i ekipit Valtteri Bottas 2, Max Verstappen (Red Bull-Honda) dhe Pierre Gasly (AlphaTauri-Honda) nga një fitore./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.