COVID-19 – Qipro zgjat ndalimqarkullimin e natës

NIKOSIA, 27 nëntor /ATSH-AFP/ – Republika e Qipros njoftoi sot zgjatjen e ndalimqarkullimit të natës në të gjithë vendin, si pjesë e masave të reja për të ndaluar përhapjen e COVID-19, por bizneset do të qëndrojnë të hapura përpara festave të fundvitit.

Në të njëjtën kohë, ministri i Shëndetësisë, Konstantinos Ioannou njoftoi heqjen në fund të nëntorit të bllokimeve të vendosura në provincat bregdetare, me një rritje të dukshme të rasteve të infektimeve.

Ndalimqarkullimi do të jetë në fuqi nga 30 nëntori deri më 13 dhjetor nga ora 21:00 deri në 05:00 në dy të tretat e pjesës jugore të ishullit të ndarë dhe kufizimet do të jenë të njëjta për të gjitha rajonet.

Baret, restorantet, pub-et, kafenetë dhe vendet e tjera në sektorin e hotelerisë do të duhet të mbyllen në orën 19:00, pas së cilës do të lejohen vetëm dërgesat në shtëpi.

Të mbyllura do të mbeten edhe palestrat.

Nga ana tjetër, dyqanet, qendrat tregtare, parukierët, kinematë, teatrot dhe muzetë do të jenë në gjendje të qëndrojnë të hapura, por me masa të rrepta të distancimit fizik./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.