COVID-19 – Londra: Rregullatori shëndetësor të shqyrtojë vaksinën e AstraZeneca

LONDËR, 27 nëntor /ATSH-AFP/ – Qeveria britanike njoftoi sot se i kishte kërkuar Autoritetit Rregullator të Shëndetit të Barnave (MHRA) të rishikonte vaksinën kundër koronavirusit të ri të zhvilluar nga laboratori britanik AstraZeneca dhe Universiteti i Oxford-it në kuadër të hedhjes në treg të saj.

“Ne i kemi kërkuar zyrtarisht rregulatorit shëndetësor për të vlerësuar vaksinën Oxford/AstraZeneca dhe të përcaktojë nëse i përgjigjet normave rigoroze të sigurisë”, theksoi ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock.

“Nëse miratohet, kjo do të përbënte një etapë të rëndësishme drejt sigurimit të një vaksine sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi ai.

“Britania e Madhe, vendi më i prekur në Europë nga epidemia e COVID-19 me më shumë se 57 000 të vdekur dhe gjithashtu vendi i parë në botë që ka nënshkruar në marrëveshje me AstraZeneca dhe Universitetin e Oxford-it, duke i garantuar asaj aksesin për 100 milionë doza”, theksoi Misnitria e Shëndetësisë.

Nëse vaksina autorizohet, katër milionë doza do të shpërndahen në Britaninë e Madhe para fundit të vitit, ndjekur nga 40 milionë doza të tjera para fundit të marsit 2021./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.