Ridimensionimi i shërbimit përmbarimor shtetëror/ Gjonaj: Rekord të ardhurash

TIRANË, 26 nëntor /ATSH/ Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj u shpreh sot se janë arkëtuar rekord të ardhurash nga veprimtaria përmbarimore shtetërore.

“Kemi ridimensionuar shërbimin përmbarimor shtetëror, në terma të rritjes së eficiencës së ekzekutimit, përgjegjshmërisë, profesionalizmit, llogaridhënies, besueshmërisë së publikut dhe orientimit drejt një shërbimi cilësor ndaj qytetarit”, theksoi Gjonaj.

“Me rregullimin e nivelit të tarifave përmbarimore garantuam kosto përfundimtare të ekzekutimit në raport të rregullt me objektin e ekzekutimit”, tha Gjonaj.

“Kemi arkëtuar rekord të ardhurash! 448.272.569 lekë janë të ardhurat e siguruara nga veprimtaria përmbarimore shtetërore dhe të derdhura në Buxhetin e Shtetit”, përfundoi ajo. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.