Këshilli i Emërimeve në Drejtësi u ndalon kandidimin 3 kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese

TIRANË, 26 nëntor /ATSH/ Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) vendosi sot ndalimin e tre kandidatëve për postet vakante në Gjykatën Kushtetuese

KED vendosi në mbledhjen e sotme ndalimin e kandidimit të kandidatëve Aldona Sylaj, Ardita Buna dhe Shaqir Hasanaj, për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

KED theksoi se, “kandidatët për të cilët është vendosur ndalimi, kanë patur mangësi të një apo disa kushteve të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji. Kandidatët kanë të drejtën e ankimit në Gjykatën Administrative të Apelit, jo më vonë së 5 ditë nga dita e njoftimit të vendimit të arsyetuar”. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.