FISHË TEKNIKE – Bota nderon kujtimin e ”Dorës së Zotit”

BUENOS AIRES, 25 nëntor /ATSH-AFP-ANSA/ – Diego Armando Maradona, legjenda e futbollit argjentinas, vdiq sot pas një arresti kardiak. Kohët e fundit, Maradona iu nënshtrua një operacioni për të hequr një mpiksje gjaku në tru.

Më poshtë reagime nga bota e sportit dhe jo vetëm për vdekjen e të ashtuquajturit edhe ”fëmija i artë”.

PELE

Edhe ”mbreti” Pele shprehu trishtimin e tij sot pas vdekjes së “mikut të tij të madh” Diego Maradona.

”Një ditë do të luaj me të në parajsë”, tha Pele.

“Çfarë lajm i trishtueshëm. Kam humbur një mik të madh dhe bota ka humbur një legjendë. Ka shumë për të thënë, por tani për tani, Zoti i dhëntë forcë atyre që janë pranë tij. Shpresoj që një ditë ne mund të luajmë së bashku në parajsë”, shkroi në Instagram tre herë kampioni brazilian i botës, i cili mbushi 80 vjeç në fund të tetorit.

CRISTIANO RONALDO

”Po i them lamtumirë një gjeniu të përjetshëm”, shkruan sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo.

MICHEL PLATINI

“Është e kaluara jonë që po zhduket”, tha në RTL Michel Platini, rivali i argjentinasit në vitet ’80 në kampionatin italian.

“Jam shumë i trishtuar. Unë jam nostalgjik për një kohë që ishte e bukur… Janë larguar  Cruyff, Di Stefano, Pushkash, plot lojtarë të shkëlqyeshëm që shënuan rininë time. Diego shënoi jetën time”, tha ish-numri 10 i Blues dhe Juventusit, 65 vjeç.

KRYEMINISTRI ITALIAN CONTE

“E gjithë bota vajton për vdekjen e Maradonës, i cili me talentin e tij të pakonkurrueshëm shkroi faqe të paharrueshme në historinë e futbollit. Mirupafshim, kampion i përjetshëm”, shkroi kryeministri Giuseppe Conte në Twitter.

”L’Equipe”

”Vdiq një Zot. Ashtu si në pjesën tjetër të botës, por sigurisht edhe shumë është tronditur Napoli. Lajmin e morën vesh të gjithë me celular. “Maradona ishte më i madhi nga të gjithë”, thonë napolatanët. Dhe një grua shton: “Kjo 2020-a është me të vërtetë viti më i keq”.

SKUADRA KOMBËTARE E ARGJENTINËS

“Lamtumirë, Diego. Ti do të jesh i përjetshëm në të gjitha zemrat e planetit të futbollit”.

PRESIDENTI I ARGJENTINËS FERNANDEZ

“Na çove në majën e botës. Na bëre jashtëzakonisht të lumtur. Ishe më i madhi nga të gjithë. Faleminderit që ishe atje, Diego”.

GARY LINEKER

Gary Lineker, kundërshtari i tij gjatë së famshmes Argjentinë-Angli në Kupën e Botës 1986 (në Twitter): “Deri tani lojtari më i mirë i brezit tim dhe ndoshta më i madhi i të gjitha kohërave. Pas një jete të bekuar, por të munduar, le të shpresojmë që ”ai më në fund do të gjejë rehati në duart e Zotit”.

BOCA JUNIORS

“Faleminderit, i përjetshëm. Diego i përjetshëm”.

SSC NAPOLI

“Të gjithë po presin fjalët tona. Por cilat fjalë mund të përdorim për të shprehur dhimbje si ajo që ndiejmë? Tani është koha për lot, më pas do të jetë koha për fjalë”.

FC BARCELONA

“Faleminderit për gjithçka, Diego. (…) Ngushëllime për vdekjen e Diego Armando Maradona, lojtar i klubit tonë (1982-84) dhe ikonë e futbollit botëror. Prehu në paqe, Diego”.

REAL MADRID

“Maradona lë një trashëgimi të madhe dhe është kthyer në një mit për miliona tifozë në të gjithë botën”./ /ervo/  a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.