SHBA – Janet Yellen, e para grua që do të drejtojë Thesarin

UASHINGTON, 24 nëntor /ATSH-ANSA/- Presidenti i zgjedhur i SHBA, Joe Biden ka zgjedhur ish-kryetaren e FED, Janet Yellen për të drejtuar Thesarin e Shtetit, raporton gazeta ”Wall Street Journal”.

Yellen do të jetë gruaja e parë në historinë e SHBA-ve që do të mbajë këtë pozicion.

Dje, Joe Biden ka zgjedhur Anthony Blinken si sekretar të Departamentit të Shtetit, i cili, sipas shefit të ardhshëm të Zyrës Ovale, do të jetë përgjegjës për rifillimin e Amerikës në skenën e demokracisë ndërkombëtare. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.