NJU JORK – “Dow Jones” kapërcen për herë të parë 30 000 pikë në Wall Street

NJU JORK, 24 nëntor /ATSH-AFP/ – Indeksi kryesor i Bursës së Nju Jorkut, “Dow Jones Industrial Average”, theu sot shenjën simbolike të 30 000 pikëvë për herë të parë në mes të seancës, me investitorët që përshëndetën fillimin e tranzicionit politik në SHBA dhe zhvillimet përballë krizës shëndetësore.

Rreth orës 5:50 pasdite GMT, “Dow Jones” u vlerësua nga 1,60% ose 473,48 pikë në 30 064, 75 pikë.

Në mars, në fillim të pandemisë së COVID-19 në SHBA, ky indeks, i përbërë nga aksionet e kompanive të mëdha, të tilla si Apple (+ 0,89%) dhe Boeing (+ 3,97%), pësoi rënie duke kaluar nën 19 000 pikë, përpara se të rimëkëmbej në muajt në vijim.

Që nga hyrja në Shtëpinë e Bardhë e Donald Trump më 20 janar 2017, “Dow Jones”, i krijuar gati 125 vjet më parë dhe i përbërë nga 30 anëtarë, është ngjitur me më shumë se gjysmën e pikëve.

Presidenti në largim i SHBA-së, i cili shpesh është mburrur me performancën më të mirë të tregut të aksioneve gjatë mandatit të tij, gjithashtu e mirëpriti këtë nivel të ri.

“Kjo është hera e nëntë që nga fillimi i vitit 2020 dhe hera e 48-të që një rekord është thyer nën administrimin e Trump. Unë dua të përgëzoj të gjithë anëtarët e administratës që kanë punuar kaq shumë”, tha Trump./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.