“Mjekët po bëjnë gjithçka për të mbajtur në jetë cilindo të sëmurë”/ Braçe: Në 21 janar vrau qeveria, nuk vrau pandemia

TIRANË, 24 nëntor /ATSH – I. Vata/ Zëvendëskryeministri Erion Braçe reagoi sot në lidhje me sulmet ndaj mjekëve për fshehjen e vdekjeve nga COVID, sulme që shkojnë deri në krahasime me 21 Janarin.

Braçe shprehet se më 21 Janar u vranë njerëzit nga shteti dhe nuk i vizitoi asnjë mjek, ndërsa sot mjekët janë në shërbim të qytetarëve.

“21 Janari njësoj me pandeminë. Pikë e zezë çfarë “analize””, shprehet Braçe.

“Pasi e dëgjon nuk bën do as pyetjen: Si ka mundësi?! Sepse me këta ka mundësi. Në 21 Janar vrau Qeveria, nuk vrau Pandemia. Në 21 Janar njerëzit u vranë me armët e shtetit, dhanë shpirt aty ne bulevard, nuk i shërbeu asnjë mjek siç për 9 muaj këta mjekë po bëjnë gjithçka për të mbajtur në jetë cilindo të sëmurë”, shprehet zv.kryeministri.

Braçe përfundon reagimin duke u shprehur se ajo që është e njëjtë, është vetëm sehiri nga ballkoni si atëherë, si tani. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.