GJERMANI – EASA: Boeing 737 Max do të fluturojnë sërish mbi Europë

KËLN, 24 nëntor /ATSH-DPA/ – Avionët 737 MAX të “Boeing”-ut do të lejohen të fluturojnë sërish mbi Europë nga mesi i janarit 2021, njoftoi sot Agjencia Europiane e Sigurisë së Aviacionit (EASA).

Vendimi pason miratimin e marrë javën e kaluar nga Administrata Federale e Aviacionit e SHBA-së (FASA).

EASA po lë të hapur një dritare prej katër javësh për komentet publike mbi vendimin e saj, me një vendim përfundimtar që pritet nga mesi i janarit të vitit të ardhshëm.

Avionët 737 MAX u ndaluan të fluturojnë në mars të vitit 2019, pas vdekjes së 346 personave në dy aksidente, një në Indonezi në tetor 2018 dhe një tjetër në Etiopi në mars 2019./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.