Edhe ”Apple” mund të akuzohet për… ryshfet?

SANTA KLARA, 24 nëntor /ATSH-DPA/ – Kreu i sigurisë globale të kompanisë ”Apple Inc” dhe një sherif i Kalifornisë janë mes të akuzuarve për ryshfet, pasi një iPhod me vlerë 70 000 dollarë do t’ia kalonin Zyrës së Sherifit të qarkut Santa Klara, në këmbim të lejeve të armëve të fshehura të zjarrit, sipas një padie të lëshuar nga autoritetet hetimore.

Javën e kaluar, një juri e madhe paditi Thomas Moyer, oficerin e sigurisë së ”Apple” si dhe sherifin e qarkut Santa Klara, Rick Sung.

Akuzat ishin zhvillimet e fundit të një hetimi dyvjeçar të Prokurorit të qarkut të Santa Klaras për një plan të pretenduar nga zyrtarët e ”Apple” dhe sherifit mbi ryshfetet për lejen për armët.

Santa Klara përfshin qytetin e Kupertinos, ku ”Apple” ka selinë e saj. /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.