BRUKSEL – Michel fton Biden në samitin BE27

BRUKSEL, 24 nëntor /ATSH-AA/ – Kreu i Këshillit Europian, Charles Michel, në një telefonatë ka ftuar presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Joe Biden, të marrë pjesë në samitin e vitit të ardhshëm në Berlin.

“Sapo fola me presidentin e zgjedhur, Joe Biden dhe e ftova atë në një takim special në Bruksel vitin e ardhshëm me BE27-tën. Tani është koha për të bashkuar forcat mbi klimën COVID-19, sigurinë dhe multilateralizmin”, njoftoi Michel në Twitter.

“Le të ndërtojmë një aleancë të fortë BE-SHBA”, shtoi ai.

Më herët këtë muaj, një zyrtar i BE-së tha se Michel po planifikon të ftojë Bidenin të takohet përmes video-konferencës për të diskutuar pesë çështje kryesore, respektivisht pandeminë COVID-19, vlerat e përbashkëta dhe multilaterizmin, ndryshimet klimatike, tregtinë, sigurinë dhe interesat e përbashkëta gjeopolitike.

Pasi mediet shpallën Biden-in fitues të zgjedhjeve të 3 nëntorit, udhëheqësit e BE-së dërguan mesazhe urimi duke deklaruar se ata duan të ringjallin dhe forcojnë lidhjet BE-SHBA, pasi administrata e presidentit në largim, Donald Trump, dobësoi aleancat. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.