BM – Më pak ditë karantinë për udhëtarët

LONDER, 24 nëntor /ATSH-ANSA/ – Kufizimet e udhëtimeve me rastin e festave të Krishtlindjeve do të jenë më të pakta për ata që do të mbërrijnë ose do të dalin nga Britania e Madhe, deklaroi qeveria e Boris Johnson, zyrtarizuar nga Ministri i Transportit, Grant Shapps.

Nga 15 dhjetori do të ketë një ulje në detyrimin e karantinës për ata që zbarkojnë në Britaninë e Madhe, nga 14 ditët aktuale në vetëm 5, duke iu nënshtruar një tamponi pas mbërritjes.

Karantina u vendos në ishull në verë kundrejt shteteve të shumta dhe më pas u revokua për pothuajse të gjithë, duke përfshirë të gjitha vendet europiane në qendër të valës së dytë të infeksioneve të pandemisë./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.