BERLIN – Qeveria gjermane planifikon ndihmë financiare për zgjatjen e bllokimit

BERLIN, 24 nëntor /ATSH-DPA/ – Qeveria gjermane pret të mbledhë 17 miliardë euro (20,1 miliardë dollarë) ndihmë financiare gjatë muajit dhjetor për bizneset, nëse bllokimi antiCOVID-19 zgjatet siç pritet, sipas disa burimeve.

Gjermania riktheu mbylljet dhe kufizimet në të gjithë vendin në fillim të nëntorit, në përgjigje të një vale të dytë të infektimeve.

Të mërkurën, gjatë takimit të kancelares Angela Merkel me 16 kryeministrat e landeve të vendit pritet që këto masa të shtyhen përtej fundit të muajit.

Deri më tani, qeveria gjermane ka premtuar mbështetje për bizneset e prekura, në shumën prej rreth 14-15 miliardë euro këtë muaj.

Ndihma është krijuar për të rimbursuar të ardhurat e humbura.

Procesi i aplikimit për pretenduesit pritet të fillojë gjatë kësaj jave./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.