Balla: Presidenti kthen ditën ligjin për Policinë, natën takon ish-shefat

TIRANË, 24 nëntor /ATSH – I. Vata/ Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka reaguar sot në lidhje me kthimin e ligjit të Policisë së Shtetit nga Presidenti Ilir Meta.

Në reagimin e tij, Balla thekson se Presidenti kthen ditën ligjin për Policinë, ndërsa natën rri me ish-shefat e Policisë, dhe në mes ditës dhe natës shkel ligjin për festat kolektive duke treguar sa serioz është me Kushtetutën.

“Presidenti i Republikës kthen ditën ligjin për Policinë e Shtetit, ndërsa Ilir Meta takohet natën me ish-shefa policie që i quante të kanabizuar! Ndërsa mes ditës dhe natës, shkel ligjin për festa kolektive duke u treguar shqiptarëve se sa serioz është kur flet për Kushtetutë e për ligj”, shprehet Balla. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.