AUSTRALI – Morrison: Nuk duam të zgjedhim midis SHBA dhe Kinës

KANBERRA, 24 nëntor /ATSH-ANSA/ – Fokusimi i Australisë në interesat të saj kombëtare dhe në skenën botërore është keqinterpretuar si një rreshtim me SHBA kundër Kinës, deklaroi kryeministri australian Scott Morrison në një fjalim në një përpjekje për të shkrirë marrëdhëniet e akullta të muajve të fundit mes Kanberras dhe Pekinit.

“Sfida më e rëndësishme gjeopolitike përballet me kompleksitetin e tensioneve midis dy fuqive botërore ekonomike dhe ushtarake “, theksoi Morrison, sipas së cilit ”është e gabuar të përshkruhet konkurrenca strategjike midis Uashingtoni dhe Pekini si një Luftë e re e Ftohtë, sepse bota nuk ndahet më në dy blloqe me fushat e tyre politike dhe ekonomike”.

Marrëdhëniet midis dy vendeve janë bërë edhe më komplekse nga interpretimi i iniciativave të Kanberras, siç është anulimi i vizave akademike për kinezët e dyshuar për spiunazh./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.