Asetet e pensioneve private vullnetare, 27.73 milionë euro në fund të shtatorit

TIRANË, 24 nëntor/ATSH/ Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) bën të ditur se asetet neto në tregun e pensioneve private vullnetare deri më 30 shtator llogariten 3,440.46 milionë lekë ose 27.73 milionë euro dhe me një rritje prej 536.39 milionë lekë ose 18.47% krahasuar me 31 dhjetorin e 2019-s.

Numri i anëtarëve në fondet e pensioneve, më 30.09.2020 rezultoi 30 718 anëtarë duke shënuar një rritje prej 8.65% krahasuar me 31.12.2019.

Gjatë periudhës janar-shtator 2020, në tregun e pensioneve private vullnetare ushtruan aktivitetin e tyre katër fonde pensioni. /a.gjonaj//a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.