WMO: Pandemia nuk ka sjellë lehtësim të gazrave serrë

GJENEVË, 23 nëntor /ATSH-DPA/ – Nivelet e dyoksidit të karbonit në atmosferë kanë vazhduar të rriten këtë vit edhe kur pandemia e koronavirusit po redukton emetimet e bëra nga njeriu, deklaroi Organizata Botërore Meteorologjike (WMO).

Ndërsa kufizimet e pandemisë arritën kulmin dhe aktiviteti njerëzor u ul në fillim të këtij viti, prodhimi ditor i CO2 ka rënë 17% nën nivelin mesatar të vitit të kaluar.

”Sidoqoftë, efekti i përgjithshëm për këtë vit do të jetë shumë më i vogël dhe do të bjerë brenda rrezes së luhatjeve normale vjetore”, theksoi agjencia e OKB, në raportin e saj vjetor mbi gazrat serrë që kontribuojnë në ngrohjen globale.

“Rënia e emetimeve e lidhur me bllokun është vetëm një gabim i vogël në tabelën afatgjatë. Ne kemi nevojë për rrafshimin e qëndrueshëm të kurbës”, theksoi sekretari i përgjithshëm i WMO, Petteri Taalas në një deklaratë.

Përqendrimi atmosferik i CO2 shkoi nga 407,9 në 410,5 pjesëza për milion vitin e kaluar duke arritur një nivel që është një herë e gjysmë më e lartë se në agimin e revolucionit industrial në shekullin XVIII./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.