TIRANË, 23 nëntor/ATSH/ “Të shkruajmë poezi jo të mirë po shumë të mirë, jo të lartë, po shumë të lartë, shumë të thellë, shumë të gjerë, që t’i vëmë shpirtit të kombit, themele… të shëndosha”.
Ishin këto fjalë të poetit Lasgush Poradeci, që Kryeministri Edi Rama zgjodhi mëngjesin e sotëm për të përçuar mesazhin e tij.
Përmes rubrikës “Fjalë të çmuara”, Rama përzgjedh citate nga kolosët e kombit shqiptar, për të përcjellë çdo mëngjes mesazhe të rëndësishme për qytetarët./m.m//a.a/r.e/