TIRANË, 23 nëntor /ATSH/ Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit dhe forcat xheniere të ushtrisë kanë planifikuar për të martën plasjen me shpërthim të kontrolluar të kafazit të ashensorit të pallatit 9-katësh në lagjen 5, rruga “Hysen Myshketa”, në Durrës.
“Në këto kushte njoftojmë bizneset dhe banorët e pallateve përreth që në datën 2️4️ nëntor 2020, nga ora 10:00 deri në orën 17:00, të marrin masa për të lënë të hapura dyert dhe dritaret, të ulin në tokë pajisjet elektronike dhe çdo pajisje tjetër që e shikojnë të arsyeshme si dhe të largohen nga banesat dhe bizneset e tyre”, bëhet e ditur në njoftimin e bashkisë Durrës. /r.e/