Rimëkëmbja e energjisë/ Projekti i Bankës Botërore disburson 81 milionë USD

TIRANË, 23 nëntor /ATSH/ Shënon 81 milionë dollarë fondi i disbursuar deri tani nga projekti i Bankës Botërore për rimëkëmbjen e sektorit të energjisë në vendin tonë, që llogarit në total një financim prej 126.38 milionë USD.

Ky projekti nisi zbatimin në vitin 2015 në Shqipëri dhe ishte parashikuar të mbyllej më 30 nëntor 2020.

Por Banka Botërore në një vlerësim të fundit mbi ecurinë e projektit, thekson se për shkak të vonesave të shkaktuara nga COVID-19, data e mbylljes së projektit pritet që të zgjatet deri në 30 qershor 2021.

BB vlerëson ecurinë e zhvillimeve në sektorin energjetik, ndër të cilat Bursën e Energjisë që pritet të nisë vitin që vjen apo edhe liberalizimin e tregut të energjisë dhe reformën e ndarjes së operatorit të shpërndarjes së energjisë që plotëson tregun e energjisë me hallkat e nevojshme funksionale. /a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.