Protokollet antiCovid/ Inspektorati Shtetëror i Punës, verifikime në gati 1500 biznese

TIRANË, 23 nëntor/ATSH/ Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore po vijon në terren këshillimet dhe verifikimet për zbatimin e masave e protokolleve të sigurisë mbi mbajtjen e barrierave mbrojtëse, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të popullatës.

Sipas IShPShSh gjatë javës së kaluar janë këshilluar 21440 qytetarë për mbajtjen e maskës në ambientet publike, si dhe janë zhvilluar 1416 verifikime të masave antiCovid-19 në biznese për zbatimin e protokolleve të përcaktuara nga autoritetet.

“Inspektorët janë çdo ditë në terren për verifikimin e zbatimit të masave nga qytetari më i thjesht, deri tek biznesi më i madh”, bën të ditur ISHPSHSH./a.gjonaj/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.