Ndihma juridike falas/ Gjonaj: E garantuar kur ofrohet me cilësinë e duhur

TIRANË, 23 nëntor/ATSH/ Ndihma juridike falas quhet e garantuar në mënyrë të plotë, me eficiencë dhe efektivitet vetëm atëherë kur është ofruar me cilësinë e duhur.

Ky ishte fokusi i seminarit të zhvilluar online (Webinar) me temë “Mbi Standardet e ofrimit të shërbimit të ndihmës juridike dhe procedurat e mbikëqyrjes së cilësisë”, me pjesëmarrjen e të gjithë ofruesve të shërbimit të ndihmës juridike të garantuar nga shteti

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, bëri të ditur të hënën se diskutimi u përqendrua në disa tematika kryesore si: risitë e ligjit nr.111/2017, në kuadër të mekanizimit të mbikëqyrjes së cilësisë; standardet e reja dhe indikatorët e vlerësimit të sanksionuara në Metodologjinë e miratuar me urdhër të Ministrit të Drejtësisë dhe zbatimi në praktikë referuar problematikave të nxjerra nga monitorimet e kryera.

“Garantimi dhe ofrimi i shërbimit, rastet e trajtuara dhe cilësia dhe profesionalizmi që shoqëron këto shërbime janë ngushtësisht të lidhura me njëra-tjetrën, si pjesë e një pakete unike shërbimi dedikuar qytetarit”, – theksoi Gjonaj.

Për të monitoruar cilësinë e shërbimit u zhvillua Webinari “Mbi Standardet e ofrimit të shërbimit të ndihmës juridike dhe procedurat e mbikëqyrjes së cilësisë”, me pjesëmarrjen e të gjithë ofruesve të shërbimit të ndihmës juridike të garantuar nga shteti, avokatët e Ndihmës Juridike Dytësore; përfaqësues nga Dhoma e Avokatisë e Shqipërisë; përfaqësues nga Shoqata e Avokatëve Penalist të Shqipërisë; përfaqësues nga Qendrat e Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore dhe Përfaqësues nga Organizatat Jofitimprurëse të autorizuara.

“Qëllimi kryesor i këtij Webinari ishte diskutimi në terma teknike dhe bashkëbisedimi aktiv i ofruesve të shërbimit të ndihmës juridike parësore dhe dytësore në kuadër të standardeve të ofrimit të shërbimit të ndihmës juridike dhe procedurat e mbikëqyrjes së cilësisë. Diskutimi u përqendrua në disa tematika kryesore si: Risitë e ligjit nr.111/2017, në kuadër të mekanizimit të mbikëqyrjes së cilësisë; Standardet e reja dhe indikatorët e vlerësimit të sanksionuara në Metodologjinë e miratuar me urdhër të Ministrit të Drejtësisë dhe zbatimi në praktikë referuar problematikave të nxjerra nga monitorimet e kryera”, – përfundoi ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.