LONDËR, 23 nëntor /ATSH-AFP/ – Kryeministri britanik, Boris Johnson theksoi sot se përmirësimi ishte i dukshëm në luftën kundër koronavirusit të ri duke njoftuar për deputetët planin e tij për daljen në fillim të dhjetorit nga një kufizim një mujor në Angli.
“Ne kemi kaluar një etapë dhe përmirësimi është i dukshëm. Ne duhet të rezistojmë përballë virusit deri sa depistimi dhe vaksinat të vijnë për shpëtimin tonë dhe të reduktojmë nevojën e kufizimeve”, deklaroi drejtuesi konservator.
Kryeministri britanik njoftoi sot rikthimin që prej fillimit të dhjetorit, pas katër javëve rikufizim në Angli, të një strategjie lokale kundër koronavirusit të ri, i pajisur dhe i shoqëruar me një program depistimi masiv./ /ec/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.