LIBI – Parisi, Londra dhe Berlini kërcënojnë me sanksione penguesit e procesit politik

PARIS, 23 nëntor /ATSH-AFP/ – Franca, Britania e Madhe, Italia dhe Gjermania kërcënuan sot me sanksione të gjitha ata që bëhen pengesë për bisedimet ndërlibiane që parashikojnë vendosjen e institucioneve të tranzicionit deri në zgjedhjet e parashikuara në dhjetor 2021.

“Ne jemi të gatshëm të marrim masa kundër të gjithë atyre që pengojnë Forumin e Dialogut Politik libian dhe kanaleve të tjera të procesit të Berlinit, si dhe atyre që vazhdojnë të grabisin fondet e shtetit ose të kryejnë abuzime të të drejtave të njeriut në vend”, shkruajnë katër kryeqytetet europiane në një komunikatë të përbashkët, publikuar nga presidenca franceze./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.