Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”/ 4 fluturime të konfirmuara për të martën

TIRANË, 23 nëntor /ATSH – I. Vata/ Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës konfirmoi 4 fluturime për ditën e martë, 24 nëntor 2020.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) u bën thirrje pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjienës, ndërkohë që thekson se maskat janë të detyrueshme.

Po ashtu, TIA njofton se lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit e BE-së dhe qytetarët që plotësojnë kushtet e udhëtimit, sipas vendeve pritëse.

Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara për ditën e martë janë:⠀

Pegasus – Tiranë – Stamboll dhe kthim

Lufthansa – Tiranë – Frankfurt dhe kthim

Air Albania – Tiranë – Stamboll dhe kthim

Wizz Air – Tiranë – Luton dhe kthim

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.