Të ardhurat nga tatimi mbi fitimin mbi 22 miliardë lekë

 

TIRANË, 22 nëntor/ATSH/ Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin gjatë periudhës janar-tetor u realizuan në masën 22.2 miliardë lekë.

Sipas minsitrisë së Financave dhe Ekonomisë, për shkak të shtyrjes së kësteve të pagesës së tatimit mbi fitimit në ndihmë të biznesit, këto të ardhura janë realizuar 7.4 miliardë lekë, ose 25.1% më pak se 10 mujori 2019, si dhe 1.2 miliardë lekë ose 5.1% më pak se plani janar-tetor 2020 për tatimin mbi fitimin.

Situata me të cilën po përballet vendi ynë, si rezultat i epidemisë së shkaktuar nga COVID-19, e ka bërë të nevojshëm krijimin e një kuadri ligjor lehtësues për ata tatimpagues të cilët përballen me vështirësitë më të mëdha nga kjo situatë.

Në këtë kuadër, qeveria shqiptare ka vendosur zerimin e tatimit mbi fitimin nga 1 janari 2021 për një periudhë 8 vjeçare për biznesin e vogël me xhiro vjetore deri në 14 milionë lekë./a.gjonaj/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.