Rindërtimi/ Në mbi 450 pallate në Durrës po vijon me intensitet puna për meremetimin e ambienteve të përbashkëta

 

TIRANË, 22 nëntor/ATSH/ Në mbi 450 pallate në Durrës po vijon me intensitet puna për meremetimin e ambienteve të përbashkëta nga dëmet e shkaktuara nga tërmeti i fortë i 26 nëntorit të vitit që lamë pas.

Ecurinë e këtij procesi e ndoqi nga afër edhe kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako.

Riparimi i ambienteve të përbashkëta përfshin pallatet të dëmtuara me shkallë dëmi DS1-DS2-DS3.

“Puna vazhdon me intensitet në 458 pallate të 7 loteve të para dhe së shpejti fillojnë edhe dy lotet e tjera. Riparimi i banesave nga familjet që kanë përfituar nga granti për rikonstruksion si dhe riparimi i ambienteve të përbashkëta të pallateve nga ana e shtetit, bëjnë të mundur kthimin në normalitet të mijëra familjeve që janë dëmtuar nga tërmeti i vitit të kaluar”, tha Sako./a.gjonaj/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.