Qendra Spitalore e Burgjeve, në gatishmëri për t’i shërbyer të dënuarve që shfaqin shenja nga COVID

TIRANË, 22 nëntor /ATSH / Ministrja e Drejtësisë Etlda Gjonaj bën të ditur se është në  komunikim të pandërprerë me Qendrën Spitalore të Burgjeve, e cila është në gatishmëri çdo moment për t’i shërbyer të dënuarve që shfaqin shenja të lehta të prekjes nga pandemia e COVID-19.
“Falenderoj secilin prej pjesëtarëve të stafit mjekësor dhe personelit policor të sigurisë për kontributin në shërbim”, shprehet Gjonaj.
Ministrja i kërkoi  personelit personelit policor të sigurisë të vijojnë me zbatimin strikt të protokolleve antiCOVID, pasi vetëm kështu mund të minimizojmë efektet e pandemisë nga sistemi penitenciar.
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.