Parashikimi i motit, e diel 22 nëntor 2020

TIRANË, 22 nëntor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e diel në vend do të mbizotërojë mot me diell dhe vranësira të pakta.

Në orët e para pas mesnatës do ketë vranësira të dendura veçanërisht përgjatë zonave malore. Në lartësitë mbi 1000 m do ketë reshje borë të cilat përfundojnë në orët e para të mëngjesit.

Gjithashtu parashikohet prezencë mjegulle dhe mjegullinë lokale në lugina.

Era do të fryjë e vrullshme në drejtim verilindor në orët e mëngjesit e do të humbë intensitet gjatë ditës, duke u pasuar nga valëzim në dete i forcës 3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 5/16 diell
Kukës -1/10 re diell
Lezhë 4/17 diell
Dibër -2/8 re diell
Durrës 6/17 diell
Tiranë 5/16 diell
Elbasan 1/15 diell
Berat -1/19 diell
Vlorë 6/18 diell
Korcë -2/8 re diell
Gjirokastër -2/13 diell
Sarandë 5/19 diell
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.